Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarve me COVID-19.





I pari i Qeverisë së Kosovës, ka anuluar vizitën zyrtare në Austri, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.

“Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.