Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas raportimeve në media, se gjoja ka kërcenuar Baton Haxhiun.Përmes një postimi në facebook, Abazi e ka quajtur Haxhiun sekser e shantazhues.





Postimi i plotë:Vendimi i Komisionit të Pavarur i Mediave është çfarë i referohem në bisedën telefonike me gazetarin. (Shih poshtë).Batoni nuk është gazetar, është shantazhues, sekser, njeri që orkestron raste e përfiton duke dëmtuar imazhin e njerëzve duke manipuluar opinion publik dhe duke krijuar lajme të rrejshme e besa edhe duke ushtruar trysni ndaj individëve që të bëjnë dëshmi të rrejshme.

I larguar nga KLANI , tani ka krijuar një platformë tjetër shantazhuese e trilluese me financim jotransparent në Shqipëri. Koekzistencë e paquditshme në ekosistemin moqalik që promovon ndarje e falje territoresh e skema antishqiptare.





Në Kosovë pas ndryshimit me votën qytetare, është duke u shtjerrur “burimi financiar” për quazi media dhe pseudo-gazetar që ishin autoparlantët e oligarkëve dhe atyre që po e mbanin peng të tashmën dhe duan ta vjedhin të ardhmën e vendit dhe të falin tokën për një grusht para për xhepin e tyre dhe për tavolinat e pokerit ku ata luajn bixhoz.

Nje vendim të njejtë nga KPM kam edhe për Xhemajl Rexhën dhe sjelljen e tij jogazetareske dhe joprofesionale, kjo shpjegon nivelin për keqardhje dhe katandisjen e tyre dhe mungesën e forcës profesionale për t’i bërë ballë tundimit për “gabimin” e radhës.





Nuk habitem nga sulmet e lajmet e tyre të rrejshme por kërkoj nga gjykata të veprojë në rastet që kam paraqitur sepse nuk mund të lejohet me vite të prodhohen gënjeshtra, të trillohen ngjarje e të shpërndahen tek publiku duke perfituar me miliona euro nëpërmjet reklamave dhe financimit të fushatave kundër individëve ndërsa gjykatat të qëndrojnë duartkryq përballë edhe raporteve të parlamentit evropian për fake neës dhe dëmtim të demokracisë dhe interesit publik.





Ky formacion sekserësh që po vazhdojnë të kamuflohen në petkun e gazetarit ( natyrisht plot respekt për gazetarët profesionist), po mendojnë që mund të përdorin mediat për shantazh duke i konsideruar qytetarët si njerëz naiv që krijojnë opnionin nga informatat dhe propaganda. Kjo kohë po perendon ashtu siq ka perenduar koha e themeluesve dhe financuesve të tyre