Në Komunën e Mitrovicës së Veriut ka nisur ajo që priste të ndodhte. Qytetarët serbë lojalë ndaj institucioneve të Kosovës po kërcënohen nga qytetarë lojalë ndaj Serbisë.





Shumë qytetarë janë zgjuar të mërkurën duke i parë në veturat e tyre pano të vendosura në pjesën e përparme të veturave.Panot në fjalë u vendosën në shumë vetura, përfshirë ato që kishin targa të Serbisë duke shkelur ligjin në Kosovë.

“RKS 121-TP-01: Për këto targa, jua q***” nënat”, shkruan një mesazh kërcënues.Tash e dhjetë ditës, serbët lokalë po mbajnë të bllokuar rrugët në Jarinje e Bërnjak shkaku i reciprocitetit të targave.