Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe para arkivoleve të vikt,imave të masak,rës së Rezallës, eshtrat e të cilëve u sollën pas zhvarrosjes në var,rezat e Kizhevakut.





Kurti ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi, derisa të zbardhin fatin e të gjithë të zhdukurve me dhu.në gjatë luf,tës në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.”E madhe është dhimbja e kësaj dite. E dhimbshme është dhimbja e mijëra familjarëve të tjerë”.

”Nuk mund të ndalemi derisa t’ua sjellim fëmijët në vendlindje dhe drejtësi për ta. Ne kemi për detyrë të këmbëngulim te Serbia si përgjegjëse për zhdukjen e tyre, që sa më shpejtë të zbardhet fati i të zhdukurve me dhu,në”.





”Për këtë arsye të zhdukurit janë çështja e parë në raportin e Kosovës me Serbinë, për këtë arsye kemi insistuar në çdo takim për hapjen e arkivave dhe nxjerrjen e informatave edhe për varrezat e tjera mas,ive në Serbi”.

”Si mund të harrojmë kur qëndrojmë e ecim në një tokë plot memoriale e varre e plot varre të zbarzëta”.”Prandaj qeveria jonë është duke ndërmarrë të gjithë hapat e mundshëm për ballafaqim me të kaluarën e që në të ardhmen të mos përsëriten kurrë më këso krimesh”.