Nga fillimi i këtij viti e deri në muajin shtator janë kryer 19 vra,sje në Kosovë. 12 nga këto vra,sje konsiderohen si vra,sje të rënda.Bazuar në të dhënat që ka siguruar Gazeta Infokus nga Policia, në vitin 2020 kishin ndodhur 27 vra,sje.Motivet e këtyre akteve janë nga më të ndryshme.





“Rastet e vra,sjeve në përgjithësi janë shqetësuese dhe shkaktohen për motive të ndryshme, përderisa vendimet lidhur me rastet e tilla dhe përcaktimi i dënimeve është kompetencë e organeve të drejtësisë. Disa raste te vra,sjeve janë me kryes të njohur kurse disa nga rastet janë në proces hetimor dhe Policia ne bashkëpunim me Prokurorinë i trajton me një seriozitet të madh.”, kanë thënë nga policia në një përgjigje për Infokus.





Këto vra,sje në shumicën e rasteve po kryhen më armë pa leje, të cilat i posedojnë qytetarët në Kosovë.Derisa numri i këtyre armëve nuk është edhe i vogël.Sipas të dhënave që ka siguruar Gazeta Infokus nga Ministria e Punëve të Brendshme, diku rreth 250 mijë armë të palegalizuara janë në duart e kosovarëve.

“Në bazë të një hulumtimi në vitin 2015, në Kosovë gjinden rreth 250.000 armë ilegale në posedim të qytetarëve. Ky numër është më i vogël për rreth 100.000 armë që nga koha e hulumtimit paraprak në të cilin kanë qenë rreth 360.000 armë ilegale ”, kanë thënë nga MPB për Infokus.Sipas këtij institucioni çdo vit konfiskohen rreth 1 mijë e 500 armë pa leje.MPB-ja është duke menduar një strategji për uljen e numrit të armëve jo legale.





“MPB është duke punuar intensivisht në hartimin dhe zbatimin e politikave të mira për zvogëlimin e armëve të paligjshme. Normalisht se është dukuri shqetësuese mbajtja dhe përdorimi i armëve në mënyrë ilegale. MPB ka realizuar një periudhë të legalizimit të armëve (ku janë dorëzuar 2000 kërkesa) me qëllim të zvogëlimit të armëve të mbajtura në mënyrë ilegale dhe ka në plan sa më shpejt që është e mundur të shpall fushatat e legalizimit dhe dorëzimit të armëve varësisht nga sipas ecurisë të hartimit të politikave”, kanë deklaruar nga kjo Ministri.Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, e sheh shqetësuese për sigurinë publike numrin e madh të armeve pa leje.





“Problemi i armëve pa leje, e veçanërisht numri kaq i madh i tyre, është vërtetë shqetësues për sigurinë në vend. Sa i përket armëve pa leje në Kosovë, i kemi tri probleme serioze: numri i madh i armëve pa leje në duart e qytetarëve në vendbanime shqiptare, numri i madh i armëve pa leje në duart e qytetarëve serbë në enklavat serbe dhe numri madh i armëve pa leje në duart e grupeve kri,minale apo terr,oriste në enklavat serbe si dhe grupeve të tjera kri,minale apo terr,oriste në vendbanime shqiptare”, ka thënë Elezi për Infokus.

Sipas tij , institucionet vendit duhet të trajtojnë si njërën nga punët më emergjente në fushën e sigurisë në Kosovës çështjen e armëve ilegale.Derisa njohësi i çështjeve të sigurisë, Driza Shala kërkon që institucionet të mundësojnë që procesi i legalizimit të ar,mëve të jetë më i lehtë.





“Mekanizmi institucional duhet të ndryshojë qasjen në këtë pjesë, ku procedura e legalizimit të ar,mës me qenë me e shkurtër dhe ne anën tjetër qytetarët mos të bartin pasoja penale nëse i dorëzojnë ato ar,më në pikëgrumbullimin në territorin e vendit”, ka deklaruar mes tjerash Shala.Që numri i këtyre vra,sjeve të ulët, policia e Kosovës kërkon nga institucionet tjera të kryejnë obligimet e tyre.





“Në aspektin e parandalimit përveç Policisë duhet luajtur rolin e tyre edhe akterët tjerë të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërorë në funksion të vetëdijesimit apo sensibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme në përgjithësi”, thuhet në përgjigjet e Policisë.

Që nga pasl,ufta e këndej janë bërë një sërë fushatash vetëdijësuese për mosbartje të armëve pa leje. Ka pas periudha për amnistime të atyre që i dorëzojnë armët e tilla. Megjithatë, numri i armëve pa leje ende mbetet shumë i lartë në duart e kosovarëve./Gazeta Infokus/