Adnan Rrustemi, kryetar i Komisionit për Legjislacion, ka treguar se në mbledhjen e jashtëzakonshme që ky komision ka mbajtur, unanimisht kanë vendosur që të dërgojnë në parlament inicimin për shkarkim të anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Driton Muharremi.





“Si rezultat i publikim të përgjimeve të cilat flasin për shkelje të rënda të detyrave dhe përgjegjësive si anëtarët i Këshillit Gjyqësor dhe cënimin që ia ka bërë sistemit të gjyqësor në Kosovë, komisioni mori vendim që ti kërkojë seancës shkarkimin e Muharremit”, tha deputeti i VV-së.

Rustemi tha se kanë pritur që Muharremi të jepte dorëheqje, në mënyrë që të mos detyrohet komisioni ta bëj një gjë të tillë, por pasi që ai nuk e bëri, vendimi u mor që ta dërgojnë në seancë për shkarkim.





“Ne konsiderojmë që një person me imazh të tillë nuk mund të qëndrojë në këtë pozitë”, tha Rrustemi.