Një person ka raportuar se dy të dyshuar e kishin mashtruar pasi që u kishte dhënë para të gatshme me qëllim të punësimit të tij dhe djalit të tij, shkruan Gazeta Infokus.





Është raportuat se një person pasi që u kishte dhënë para të gatshme me qëllim të punësimit të tij dhe djalit, të dyshuarit e kishin mashtruar, shkruan Gazeta Infokus.Rasti ka ndodhur në fshatin Draikovc, , Shtërpce, të Ferizajt, ditën e hënë rreth orës 12:00.

Sipas Policisë kanë arritur që të identifikojnë dy të dyshuarit ku njëra nga ta është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.





“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarve meshkuj kosovar u kishte dhënë para të gatshme me qëllim të punësimit të tij dhe djalit të tij. Policia ka arritur ti identifikoj dy të dyshuarit ku njëri nga ta mashkull kosovar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës.

I dyshuari tjetër ka arritur të ikë pasi ka vërejtur vëzhgimin e policisë duke braktisur veturën e tij.Sipas Policisë vetura është sekuestruar përkohësisht.Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/