Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje në formë elektronike, ku pritet që të vendoset për masat e reja antiCOVID-19.





“Qeveria është duke mbajt një mbledhje elektronike ku do të votohen masat e reja kundër pandemisë. Mbledhja pritet do të përfundojë gjatë pasdites. Me të përfunduar, do të ju njoftojmë për vendimet e miratuara”, ka thënë Kryeziu.Disa nga masat që priten të votohen sot janë:





– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.– Gastronomia vazhdon punën sipas masave të deritashme.– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.