Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti, ka shkruar në Kuvend i veshur me një bluzë, në të cilën shihet një raketë, duke ironizuar kështu me deputetin e VV-së, Jahja Koka, i cili ditë më parë foli për mundësinë e nisjes së një rakete nga Kosova.

Kastrati ka thënë se Kurti, në raportin voluminoz për arritjet e Qeverisë së tij, duhet ta fusë edhe çështjen e raketës.





“Dje pasi dëgjova raportin voluminoz të kryeministrit, u preka shumë se më dukej se po fliste një kryeministër i një shteti me shtatë koka bërthamore. Por u preka shumë se në raport nuk e futi raketën e Jahja Kokës, se tash veç me hypë në raketë dhe u kry puna. Më erdhi edhe me kajtë pak me lotë se thashë pse nuk ka lindë ky njeriu para dy shekujve, para Hasan Prishtinës edhe me kënaqë këtë vend, me e rehatu këtë vend para dy shekujve”, u shpreh ai në Kuvend.