Ftesa për të performuar në festën e Birrës në Korçë të këngëtarit serb Goran Bregovic ka sjellë shumë polemika.Nisur nga raportet e afërta të Kryeministrit Rama me Presidentin serb Vuçiç si dhe një eufori që ka pushtuar përkrahësit e Ramës ndaj muzikës dhe artistëve serbë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka vendosur të ironizojë keq ata, ku përmes një statusi në Facebook shkruan se Aeroporti i Rinasit të merrte emrin e këngëtares serbe Lepa Brena.





Ylli Manjani ka qenë Ministër i Drejtësisë në Qeverinë Rama 2 si pjesë e koalicionit me LSI-në. I njohur qysh atëherë për kundërshtimet e vazhdueshme me Kryeministrin Rama tashmë duket i spostuar nga protagonizmi politik por jo edhe ai mediatik.