Platforma televizive IPKO, ka njoftuar publikun se pas shumë vitesh bashkëpunimi, televizionet Klan Kosova, RTV Dukagjini dhe Kanal 10 nuk do të jenë më pjesë e kësaj platforme.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga IPKO, ku thuhet se ndërprerja e bashkëpunimit po bëhet për arsye komerciale.