Situata aktuale në Jarinje është e qetë , teksa protestuesit serbë që po mbajnë të bllokuar atë pjesë janë bërë gati për një natë tjetër, duke ndezur zjarret për t’u ngrohur.

Siç raportohet, policët e Njësisë Speciale tanimë kanë ndryshuar pozicionim.Aktualisht, vetëm një polic i armatosur po qëndron para automjetetit të blinduar.Mediat e veriut në gjuhën serbe thonë se nga pozicionet aktuale që kanë marrë specialët, është shumë më e vështirë për t’i vërejtur ata.