Kuvendi Komunal i Pantelej në qarkun e Nishit të Serbisë e ka shpallur “Qytetar Nderi” të saj Vlladimir Lazareviq, gjeneral në pension i ushtrisë së ish-Jugosllavisë, garnizoni i Prishtinës.





Tribunali Ndërkombëtar në Hagë i Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi e kishte gjetur Lazareviqin fajtor për krime lufte të kryera në Kosovë.

Ai ishte dënuar me 14 vjet burgim prej të cilave 10 kishte qëndruar prapa grilave për t’u liruar pastaj.





Kthimi i tij në Serbi, më 2015, ishte ngjarje shtetërore pasi i gjithë aparati politik kishte dalë për ta pritur Lazareviqin për ta pritur në Aeroportin e Nishit kur erdhi nga Haga.

Kjo nuk është hera e parë që shefi i garnizonit të Prishtinës është shpallur “Qytetar Nderi” i ndonjë komune. Edhe komuna e Nishit e kishte dekoruar Lazareviqin me çmim komunal në ditën kur ky rajon i Serbisë po festonte çlirimin nga nazistët.