Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se nëse LDK nuk fiton në Prishtinë me gjithë fitoret e mundshme në qytetet e tjera s’do të kishte rikthim të partisë. Ai është i bindur se kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, do të shkojë në balotazh në kryeqytet.





“LDK ka pasur kuadro në Prishtinë, kuadro aktive dhe shembulli më i mirë është kandidatura e Arban Abrashit i cili për shkak të 200 votave nuk e mbërriti me marrë zyrën e kryetarit të kryeqytetit. Por është mundësi e mirë më kapitalizu rikthimin e madh të LDK’së sepse pa u kthyer në Prishtinë LDK’ja, janë beteja të vogla ato që i fiton”, tha Haziri.





“Pse Arban Abrashi si koleg i imi nuk e dëgjoi këshillën time si mik në ditën që është ratifikuar Shpend Ahmeti si kryetar. Unë i kam thënë: “prej sodit ti je kryetari në hije i Prishtinës sepse 200 vota është besim i madh, dhe fillo me ushtruar detyrën e opozitarit të përditshëm dhe fillo me qenë kujdestar i Prishtinës””, shtoi ai në RTV Dukagjini.Por Haziri mendon se LDK me Përparim Ramën do të shkojë në balotazh në Prishtinë në zgjedhjet e tetorit të këtij viti.





“Në Prishtinë, jam i bindur që kandidati ynë ka me ditë me plasu politikisht rolin e tij dhe mandatin e LDK’së me një garë në balotazh që s’ka me qenë e lehtë”, theksoi ai.