Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të qeverisë, duke e quajtur atë mashtruese që ka vendosur që ministrin e Shëndetësisë ta kandidojë për kryetar të Prishtinës, duke u sh♪7rbyer interesave të ngushta politike.





Haradinaj ka shkruar se qeveria para interesave të ngushta politike, prioritet duhet ta ketë shtetin e gjendjen e rënduar pandemike në vend që po merr jëtët e qytetarëve çdo ditë, shkruan Gazeta Infokus.

Ish kryeministri u ka bërë thirrje punonjësve shëndetësor që edhe pse janë lënë jashtë interesimit të qeverisë, të vazhdojnë të japin kontributin e tyre e të kujdesën për qytetarët e vendit.

Postimi i plotë i Haradinajt:





“Në kohën kur situata pandemike është jashtë kontrollit dhe Kosova po shënon numër të lartë të rasteve me infeksion, mashtruesit kanë vendosur që ministrin e Shëndetësisë, ta kandidojnë për kryetar të Prishtinës.
Largimi i ministrit Vitia nga përgjegjësitë shtetërore dhe kalimi i vëmendjes së tij tek gara zgjedhore, edhe njëherë e shpërfaq fytyrën e vërtetë të Qeverisë së mashtrimit.





Kjo qeveri, para interesave të ngushta politike, duhet të ketë interesat e shtetit dhe të përkushtohet në menaxhimin e gjendjes së rëndë shëndetësore në vend, që çdo ditë po merr jetë të qytetarëve.
Koston e kësaj gjendjeje, do ta paguajnë jo vetëm pacientët e stafi mjekësor, por edhe ekonomia e vendit, me masat që këta mashtrues do t’i vendosin, ashtu siç mbyllën vendin dhe shkatërruan ekonominë vitin e kaluar.
Pavarësisht nga mosinteresimi i Qeverisë, lus stafin shëndetësor në nivel vendi, që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në kujdesin për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Gazeta Infokus/