Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj shqiptimit të gjobave, shkruan Gazeta Infokus.Haradinaj ka thënë se ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz, e jo si u gjobitën dhe u dënuan.





“A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë! Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera i pari i AAK-së ka thënë se ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij. /Gazeta Infokus/