Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pozitivisht për Xavi Hernandez, të cilin e kishte lojtar te Barcelona, përpara se ky i fundit të marr postin e trajnerit te ky klub.Sa ishte aktiv, Xavi ishte dirigjenti i Guadiolas në fushë, duke diktuar lojën në një nga skuadrat më të suksesshme dhe argëtuese në histori të futbollit.

Guardiola është pyetur në konferencë për shtyp për atë se Xavi do të bëhej trajner i Barcelonës, ku trajneri katalan është përgjigjur më një buzëqeshje të madhe.“Unë thashë se nuk folur me të, por nëse në fund arrihet akordi, atëherë sigurisht urimet më të mira”.

“Jam shumë i sigurt se ai do të bëjë një punë të mirë”, deklaroi Pep,Pa dyshim që Guardiola do të jetë një vëzhgues i mprehtë, jo vetëm si tifoz i Barcelonës, por edhe si ish-trajneri i Xavit.