Si pasojë e gjendjes alarmante të krijuar në vend me pandeminë e koronavirusit, ditë më parë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar që fushata zgjedhore të shkurtohet në 10 ditë.





Thuajse në përkrahje të tij doli kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa ky i fundit propozoi fushatë veç 5 ditë, përcjell Klankosova.tv.Megjithatë, anulim të fushatës zgjedhore tashmë po kërkon kryekuvendari Glauk Konjufca, i cili vie nga radhët e Vetëvendosjes.Ai tha në T7, se s’do të duhej të lejohej mbajtja e fushatës zgjedhore para zgjedhjeve të tetorit.





”Fushata zgjedhore jo vetëm që duhet të shkurtohet por unë do të thoja ndoshta të hiqet krejt për shkak të pandemisë”.

”Së pari mua mu dukën shumë të arsyeshme adresimet edhe të z.Abdixhiku edhe të z.Krasniqi sa i përket zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore. Unë pajtohem plotësisht me këtë qëndrim”, deklaron kryeparlamentari.Konjufca po ashtu, ka vlerësuar se, bazuar në gjendjen pandemike që po mbizotëron në Kosovë, do duhej të shtyheshin zgjedhjet lokale, të përcaktuara të mbahen më 17 tetor.





”Kjo nuk varet prej meje [shtyrja e zgjedhjeve] por nëse do të thoja mendimin tim personal unë mendoj që zgjedhjet do të duhej të shtyheshin”.

”Sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve mendoj që është kompetencë e presidencës. Por me sa di unë presidentja vendimin e saj e merr pas rekomandimit të IKSHPK’së”, ka deklaruar Konjufca.