Mbrëmë janë arrestuar 3 persona në Mitrovicë nga Policia e Kosovës.Ky arrestim ndodhi pasi të njëjtit dyshohet se kanë fotografuar dhe po incizonin kampin “Belvedere, zonë ku ndalohet fotografimi e incizimi, shkruan Jepi Zë.

Policia njoftoi se të dyshuarit janë dy meshkuj dhe një femër.Ata janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.Rasti vijon të hetohet.