Ish zëdhënësi i UÇK-së, për Zonën e Llapit, Muahrrem Mahmutaj i është drejtuar me një thirrje publike, deputetit të LVV-së, Hydajet Hysenit.





Mahmutaj ka kërkuar nga Hyseni të tregojë nëse pajtohet me fjalët që Haxhi Avdylit thënë për Sali Mustafën e që lidhet me akuzat për vrasjet e njerëzve të LDK-së, shkruan Gazeta Infokus.Ish ushtari i UÇK-së, i ka kujtuar deputetit të LVV-së kohët e vështira që i kanë kaluar në shtëpinë e Calit.

“A pajtohesh me akuzat qe ja bën Calit kolegu yt deputet nga grupi i VV -së Haxhi Avdyli dhe a është ky qëndrim i Grupit tuaj parlamentar ? Fol se ty nuk te ka hije heshtja!”, ka shkruar Mahmutaj.





Ky është postimi i Muahrrem Mahmutajt:PYETJE PUBLIKE PËR MIKUN TIM HYDAJET HYSENI.Veq një pyetje e kam miku im Hydajet Hyseni . Ti e njeh mirë Sali Mustafën -Calin . Ja njeh vlerat . E njeh edhe si të burgosur politik por edhe si luftëtar të UÇK-së . E kemi takuar bashkë edhe në ditët e vështira të luftës Na ka pasë kthy bukë e bo konak. A pajtohesh me akuzat qe ja bën Calit kolegu yt deputet nga grupi i VV -së Haxhi Avdyli dhe a është ky qëndrim i Grupit tuaj parlamentar ? Fol se ty nuk te ka hije heshtja ! Ke fol dhe ke qenë frymëzim per ne kur ka qenë edhe me vëshirë. Eh sa shpesh e kemi këndu bashkë me Calin këngën e rapsodeve të Tropojës për ty “ Përgjithmonë ne pranë e kemi trimin tonë Hydajet Hyseni ..”

Mos na e vraj këngën !