Deputeti nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka vendosur që të mos jetë pjesë e Kryesisë së re të kësaj partie.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj ka thënë se është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike





“Faleminderit kryetarit Krasniqi dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së për besimin e dhënë që të jem pjesë e kryesisë së re të partisë dhe njëri nga nënkryetarët e saj. Me të drejt u diskutua dje dhe sot nëse po shmangej me përfshirjen time një parim i vendosur që deputetët të mos përfshihen në kryesinë e re.





Në vijëmësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz ti ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet. Është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike. Do të angazhohen me tërë qenien time për ta ndihmuar partinë si dhe kandidatët tonë në zgjedhjet lokale”, ka shkruar Hoxhaj.