Lëvizja Vetëvendosje duket se tashmë ka vendosur se kush do të jetë kandidatja për kryetare të Gjakovë nga kjo parti për zgjedhjet e 17 tetorit.Gazeta inFokus mëson se kandidate do të jetë Mimoza Kusari – Lila, e cila për një mandat ka udhëhequr me këtë komunë.





Kusari – Lila është ushtruese e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvendin e Kosovës.Për një kohë para se të bëhej pjesë e LVV-së, ajo ishte edhe kryetare e Partisë Alternativa.Kujtojmë se zgjedhjet lokale në vend do të mbahen me 17 tetor./Gazeta Infokus/