Imuniteti nuk vjen nga qielli. Për të siguruar imunitet sa më të fortë, atëherë është e domosdoshme të ushqehemi shëndosh, me ushqim vitaminoz

Edona Llonçari:Përdorimi sa më i madh i vitaminës C forcon sistemin imunitar. Kjo vitaminë gjendet në sasi të lartë në bimën aloe Vera, pikërisht nga ajo që quhet Aloe Vera Barbadensis Miller.





Vitaminë C konsiderohet kujdestare e trupit tonë kundër sëmundjeve. Është shumë e fuqishme dhe e dobishme për shëndetin e bukurinë.Kjo vitaminë C ka edhe fuqi antikancerogjene.Aloe – bima shumëvjeçare, është burim i Vitaminës C me cilësi të lartë, por edhe të gjitha vitaminave, amino-acideve dhe mineraleve të cilat gjithashtu ndikojnë shumë pozitivisht në forcimin e imunitetit tuaj.





Aloe vera zotëron edhe cilësi antibakteriale, anti-virusore që ndihmojnë sistemin imunitar në pastrimin e trupit nga toksinat dhe patogjenët invadues.Aloe konsiderohet si regjenerues qelizash, për këtë arsye edhe nuk duhet pritur ardhjen e ndonjë virusi, sikur Corona për të filluar forcimin e imunitetit.





Pija e aloe verës shkatërron qelizat e infektuara, pa prekur ato të shëndetshmet.Acidet dhe acidi karboksilik në lëngun e saj mund të rregullojnë edhe presionin e lartë të gjakut, mbrojnë arteriet e ngushta, rregullojnë qarkullimin e gjakut dhe zvogëlojnë koagulimin e gjakut.Sidoqoftë, kjo bimë kaq e pasur me lëndë ushqyese përdoret kudo në botë për raste nga më të ndryshmet dhe shpesh mund të bëjë mrekullinë në shëndetin tuaj.