Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë mes dy veturave, njëra prej të cilave ishte e policisë.Për pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona, tre prej tyre zyrtarë policorë.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.





“Sot rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare e policisë. Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policorë) kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.