Analisti Xhevdet Pozhari, i është kundërpërgjigjur zërave që po i thonë të mos shkruajë për të kaluarën dhe për vjedhjet e dikurshme që i janë bërë shtetit..





Për Pozharin, fakti që klasa e vjetër politike nuk janë më në pushtet nuk përbën një argument të fortë, që ai të heshtë për ato që kanë ndodhur më herët.

“Këta që po më thonë mos shkruaj për të kaluarën si me më thanë: Kemi vjedh, po lena rahat mo se nuk jemi në pushtet”, shkruan ai në Facebook.





Madje ai ia ka kujtuar Qeverisë së Re dhe kryeministrit Albin Kurti një nga premtimet e tij elektorale

“Ncuk, Dubrava 12 kat! Veç po ja kujtoj premtimet Qeverisë së re”, ka shkruar ai.