Analistja politike, Donika Emini, ka reaguar ndaj rastit të sotëm ku policia gjobiti me 450 euro një mërgimtar nga Suedia pasi i njëjti e kishte puthur të dashurën e tij në Prishtinë.





Emini është shprehur se motelet dhe qendrat e masazheve janë të mbushura full, në të shumtën e rasteve me të mitura, ndërsa polica dënon për puthje në publik, përcjell Periskopi.





Për shqiptimin e gjobës prej 450 eurosh policët janë thirrur në dispozitat e nenit 6 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike.