Kryeredaktorja e Periskopit, Dafina Demaku ka reaguar pas lajmit se IKShPK, në krye me Naser Ramadanin ka rekomanduar që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të shtyhen, e që sipas znj.Demaku nuk janë të gjithë si Valdete Daka, që dinë t’i thotë jo presionit të shtetit.

“Dje KM Kurti e akuzoi IKShPK-në se janë fajtorë për tragjedinë shëndetësore të ditëve të fundit, sot Naser Ramadani e uli kokën dhe tha jo zgjedhje s’bon hiiiç”





Ajo ka kërkuar nga grat e burrat të bëhen të fortë, se përtej humbjes së vendit të punës, nuk mund të ndodhë asgjë.Postimi:Nuk jane krejt si Valdete Daka, qe dine t’i thone ‘jo’ presionit të pushtetit.Dje KM Kurti e akuzoi IKShP-në se janë fajtorë për tragjedinë shëndetësore të ditëve të fundit, sot Naser Ramadani e uli kokën dhe tha jo zgjedhje s’bon hiiiç 😛.





Sulme frontale gjithandej ndaj demokracise. Blerim Vela i sulmoi të gjitha mediat në emër të Zyrës së Presidencës dhe askush nga kjo zyrë nuk guxon me bo za.Mbanu gra e burra, bëhuni të fortë, përtej se me i humbe vendet e punës, nuk besoj qe ka dicka tjeter qe mundet me ndodhe