Pandemia e Covid-19 vazhdon të marrë jetën e kosovarëve.Brenda një dite Covidi u merr jetën nënës dhe djalit nga fshati Pataqan i Ulët i Rahovecit.Rastin e ka konfirmuar për Reporterin kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.“Po me COVID kanë qenë”, ka thënë Latifi.Vdekjen e tyre e ka konfirmuar edhe një familjar i tyre.





“Paskan ndërruar jetë Nanë e Bir nga Potoqani i poshtëm, Avnia ni djal puntor shum i zoti dhe teta Zehra nje grua e urte e shumë e respektuar. Ngushllime familjes Ahmeti 😢
Ju bëft shpirti dritë!”, ka shkruar ai.