Avokati Arianit Koci ka reaguar pas fillimit të zbatimit të reciprocitetit të targave.Koci ka thënë se këtë kanë mundur ta bëjnë qeveritë e kaluara, por nuk e kanë bërë.Postimi i plotë:Jo që është vendim i qëlluar reciprociteti, por është dashur të aplikohet më herët.Bravo!





Sa i përket pretendimeve që zgjedhjet janë afër, dhe ky vendim është marrë tani si poentim në zgjedhje – kjo nuk qëndron.Zgjedhje ka pasur edhe më herët.Qeveritë e kaluara e kanë pasur rastin ta aplikojnë reciprocitetin.Nuk e kanë bërë!,Prandaj, ky vendim duhet të përshëndetet.