Shkruan Kandidiat për Asamble nga Lëvizja Vetëvendosje Besnik Seferi:Të dashur e të respektuar familjarë, miq, shoqëri,bashkëqytetarë dhe mërgat e dashur e Komunes së Shtimes,Tashmë u bë kohë e gjatë që kur kam filluar rrugëtimin tim si aktivist politik dhe këtë e bëra edhe në legjisraturën e fundit si Asamblesit ne “Kuvendin Komunal”-Shtime të besuar nga ju qytetarë dhe votues në zgjedhjet e kaluar.





Gjatë kësaj periudhe të përfaqësimit, isha zëri juaj, gjë të cilën edhe nga organizatat që monituruan punët në kuvend, më nxorën si një ndër përfaqësuesit më aktiv dhe me kërkesa të shumta, të cilat ishin në interes të çdo qytetari të Komunes sonë.

Duke parë të gjithë këtë angazhim ashtu siq janë procedurat statutore të Lëvizjes VETËVENDOJE! ,kam plotësuar formularin për të qenë kandidat për Asamble Komunale në zgjedhjet e 17 Tetorit 2021.





Do të jem një nga përfaqësuesit e zërit tuaj ku për këtë më duhet prap mbështetja dhe besimi i juaj, që së bashku të fillojmë një etapë të re të qeverisjes së dinjitetshme të Shtimes.Më përkatësisht ju njoftoj prapë për çdo gjë tash e tutje rreth zgjedhjeve.I juaji Besniki.