Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka kritikuar BE-në duke thënë se “ aktualisht nuk po bën asgjë, ose po bën shumë pak” për çështjen e Kosovës.





“Nuk kam asgjë të mirë për të thënë për sjelljen e Evropës, për sjelljen e BE -së, dhe mbi të gjitha mendoj se është (Marrëveshja e Brukselit) një çështje e BE -së. Nënshkrimi i tyre është në marrëveshjen e Brukselit ”, tha ajo për TV Pink.

Sipas saj, “Marrëveshja e Brukselit është shkelur qartë në Kosovë”.Shefja e ekzekutivit serb gjithashtu deklaroi se “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është formuar as nëntë vjet pas marrëveshjes”.