Zëdhënësi i Bashkimit Europian (BE), Peter Stano, ka thënë se takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë nuk ka përfunduar ende.





Me anë të një shkrimi në Twitter, Peter Stano ka thënë se takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Miroslav Lajcak në Burksel nuk ka përfunduar ende.Sipas tij negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.





“Dialogu: Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga EUSR@MiroslavLajcak në Bruksel nuk ka përfunduar, negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano.

Ndërkaq rreth një orë më parë, Besnik Bislimi nga pala kosovare ka deklaruar se kanë arritur marrëveshje për targat me Serbinë, gjë që deri më tani nuk është e konfirmuar as nga pala serbe, e as nga BE.