Ilir Ejupi është asambleisti i cili kishte organizuar protesten kundër vizitës se Vuçiqit në Bajë të Skënderajt në vitin 2018, tani kandidat për asamble me numrin 4 nga Lista e Pavarur Bekim Jashari.





Këtë protestë e kishte mbështetur edhe kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari,Gjeneral Nuredin Lushtaku bashkë me Organizaten e Veteranëve të UÇK-së.
Protesta kishte marrur përkrahje të madhe nga qytetarët, partitë politike në Skenderaj, grupet e ndryshme të interesit dhe kështu edhe u arrit qëllimi i ndalimit të vizitës së Vuçiqit në fshatin Bajë të komunës së Skenderajt.

Ndryshe Ilir Ejupi ka përfunduar studimet master në Filozofi si dhe bachelor në Shkenca Politike dhe në Filozofi, si një student i dalluar, ishte themelues i Kuvendit të të Rinjve të Kosovës dhe aktivist i të drejtave të studentëve dhe të rinjve në përgjithësi.





Gjatë mandatit si asambleist ka qenë mjaft aktiv duke përfaqësuar denjësisht Bashkësinë Lokale të Qirezit dhe të rinjtë e qytetarët në përgjithësi.

Vullneti i tij i madh për t’i shërbyer vendit, përvoja e tij në qeverisje lokale dhe përgatitja profesionale e bënë atë të denjë për të qenë asambleist edhe për një mandat.Ilir Ejupi është djal i veteranit të arsimit dhe UÇK-së, Ejup (Ejup) Ejupit.