Mbrëmë në një debat televiziv Agim Bahtiri, i emocionuar ndër të tjera tha se është i gatshëm të vdes për për Mitrovicën.

Pas kësaj deklarate, qytetarë të shumtë kanë pyetur Bahtirin, se ku ishte gjatë luftës, dhe pse nuk erdhi të kontribonte për vendin.Secili qytetar ka pasur mundësinë që gjatë luftës, ta vesh uniformën e UÇK-së dhe të vdes për Kosovë dhe Mitrovicë.Shumë mërgimtarë kanë ndihmuar luftën e Kosovës për liri në mënyra dhe forma të ndryshme.





Disa kanë lënë familjet e tyre dhe janë kthyer në Kosovë, disa të tjerë kanë organizuar të rinj të ju bashkangjiten UÇK-së, por ka edhe të tjerë që kanë ndihmuar me mjete financiare.Të gjitha këto mundësi sikur gjithë mërgimtarët i kishte edhe Agim Bahtiri.