Nuk ka vend për frikë ndaj afganëve që pritet të strehohen në Shqipëri dhe Kosovë, tha kryetar i Komisionit të Jashtëm në parlamentin kosovar, duke iu përgjigjur dyshimeve për mundësinë e pranisë së talebanëve të infiltruar.“Nuk besoj që qytetarët e Kosovës, apo të Shqipërisë, apo cilido vend tjetër, që mund të jetë pranues i nejrëzve të këtij procesi tranzicioni në Afganistan, të duhet të kenë frikë për të infiltruar”, u shpreh Haki Abazi.Haki Abazi sqaroi se afganët që do të mbërrijnë janë intelektualë, pjesë e administratës që po largohet, nga udhëheqës të thjeshtë e deri edhe ministra.





“Kryesisht janë njerëz që kanë të bëjnë me administratën, që kanë punuar me bashkësinë ndërkombëtare për dy dekada, në tentim për të bërë ndërtimin e kapaciteteve të shtetit afgan për të menaxhuar çështjet e brendshme. Nga udhëheqës provincialë deri te ministra dhe drejtorë departamentesh, së bashku me familjet e tyre”, tha Haki Abazi për Euronews Albania