Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas bilancit tragjik sot me Covid-19.Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 36 viktima nga COVID-19.

Zemaj ka thënë se po të ishte veç një ëndërr do të ishte e frikshme, por është më shumë se aq, është e vërtetë.





Postimi i plotë:

Po të ishte veç një ëndërr do të ishte e frikshme, por është më shumë se aq, është e vërtetë; 36 shpirta të qytetarëve tanë ikën në përjetësi, 36 jetë u ndalën para kohe, 36 familje humbën më të dashurit e tyre, 36 kufoma do të barten për në banesen e fundit. Mijëra ëndrra dhe plane të 36 njerëzve tanë sot u shuan, ato do të zëvendësohen me mijëra lutje ndaj Zotit për shpirtin e tyre. Një ditë si kjo është shumë për ne. Është tepër. Është dhimbje e madhe. Është goditje në zemër.
Zemra ime në këto çaste është me ata që ndërruan jetë, ndërsa shpirti im me familjet e tyre.
Zoti na ruajt nga ky virus i tmerrshëm!